Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik – Ekonomia Online

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë.

Bunjaku së fundmi ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.