Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato.
Një rast i tillë është raportuar edhe në Suharekë, ku dy persona dyshohet se kanë dhunuar një vajzë të mitur, të moshës 15-vjeçare.
E mitura fillimisht ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët, teksa rasti ka ndodhur gjatë kësaj kohe kur ata s’dinin për fatin vendndodhjes së saj.
Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka arritur që të arrestojë njërin nga të dyshuarit, kurse tjetri ndodhet në arrati.
Media mëson se personi i arrestuar që dyshohet se ka dhunuar të miturën është Halit Shala, 21-vjeçar, ndërsa i arratisuri është L.G i moshës së mitur.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit tjetër.



Të tjera
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”