Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe zonja e parë Emine Erdogan organizuan një pritje dhe darkë zyrtare shtetërore sot në mbrëmje për nder të krerëve të shteteve dhe qeverive dhe bashkëshortëve të tyre që marrin pjesë në Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s në kryeqytetin Ankara, transmeton Anadolu.
Erdogan dhe zonja e parë mirëpritën krerët e shteteve dhe qeverive dhe bashkëshortet e tyre në shkallët e ndërtesës kryesore të kompleksit presidencial, duke përshëndetur secilin të ftuar individualisht përpara se të pozonin për fotografi përkujtimore.
Gjatë mbërritjes së drejtuesve, banda ushtarake e Forcave të Armatosura Turke kreu marshime tradicionale.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u duk se e shijoi performancën, duke ngritur gishtin e madh lart në shenjë vlerësimi teksa luante banda Mehter.
Samiti në Ankara po mbledh së bashku liderët e aleancës prej 32-anëtarësh si dhe partnerët kryesorë për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
Takimi i Ankarasë shënon Samitin e dytë të NATO-s të organizuar nga Turqia, pas Samitit të Stambollit të vitit 2004. Mbledhja gjithashtu ofron një platformë për takime dypalëshe midis Turqisë dhe vendeve aleate për bashkëpunimin politik, sigurinë dhe ekonomik.
Më herët të martën, Erdogan u takua veçmas me Trumpin, kryeministrin kanadez Mark Carney dhe homologun e tij finlandez Alexander Stubb. Të mërkurën, Erdogan do të mbajë fjalimin e hapjes së samitit. Më vonë, Erdogan dhe udhëheqës të tjerë të NATO-s do të pozojnë për një foto familjare.



Të tjera
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar