Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje Kurti është pritur në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga.
Aty Kurti ka përmendur rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës, ndërsa ka folur edhe për Reçakun si moment vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s.
Kurti ka thënë se ndërhyrja e NATO-s dhe avionët e saj e çliruan Kosovën 87 vjet nga okupimi i saj. Kurti ka përmendur edhe Ushtrinë Çlirimtare.
Në tubim ka marrë pjesë edhe Ambasadori William Walker.
“E vërteta nga deklarata e William Woker, në Reçak të Shtime më 15 janar 1999, e tronditi dhe e ndërgjegjësoi jo vetëm diplomacinë botërore, por edhe opinionin publik ndërkombëtar që ishte moment vendimtar që më pas solli edhe ndërhyrjen e NATO-s për t’i dalë zot Kosovës dhe njerëzve që kishin përballë gjenocidit të Serbisë, njerëz që kishin në krah UÇK-së, por në atë rast edhe avionët e NATO-s për të na nxjerr nga ajo krizë humanitare dhe për ta çliruar Kosovën pas 87 viteve të okupimit të saj”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova