Ronaldo vendos rekordin në Botëror

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka shkruar një tjetër faqe në historinë e futbollit botëror gjatë ndeshjes kundër Uzbekistanit.

Sulmuesi 41-vjeçar realizoi një dopietë spektakolare në pjesën e parë, duke shënuar në minutat 6 dhe 39.

Me golin e tij të parë në minutën e 6-të, Ronaldo u bë futbollisti i parë në histori që shënon në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës (2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026).

Për më tepër, me këto realizime ai arriti në kuotën e 10 golave në Botërorë, duke parakaluar edhe rekordin e legjendës portugeze Eusébio i cili kishte 9 gola.