Ish -ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka folur lidhur me largimin e qytetarëve nga Kosova pas liberalizimit të vizave.
Makolli thotë se ashtu siç e kemi dëshiruar lëvizjen e lirë, ashtu po ndodhë.
“Ky është liberalizimi i vizave dhe njerëzit lëvizin dhe ashtu e kemi dëshiruar lëvizjen e lirë”, u shpreh shkurt Makolli.
Përndryshe, Kosova ka një histori të gjatë të largimit të qytetarëve të saj; histori e cila ka kaluar në faza të ndryshme. Faza e parë e emigrimit filloi në vitet e 1960-ta, për arsye ekonomike.
Faza e dytë e emigrimit ( vitet 1981-89) përmbante më shumë gjurmë politike, ndonëse kushtet e rënda ekonomike vazhdonin të luanin rol të rëndësishëm në emigrimin nga Kosova. Faza e tretë njëkohësisht, faza më dramatike e zhvendosjes masive të popullsisë, ndodhi në vitet 1998-99, gjatë luftës në Kosovë. Faza e katërt e emigrimit përfshin vitet e pasluftës deri në vitin 2015, ku qytetarët e Kosovës emigruan drejt vendeve perëndimore për arsye ekonomike, pesimizëm politik dhe arsye sociale.
Të tjera
Dyshime për varr masiv, nesër zhvillohen inspektime në një lokacion afër Novi Pazarit
Ministres së Shëndetësisë në Suedi i bie të fikët gjatë konferencës
Lu*fta në Ukrainë dhe tm*erret në Ga*za, shkatërrues të mitit se Perëndimi është “tokë e premtuar”