Prokuroria dhe Policia sekuestrojnë rreth 60 kilogramë substancë n@rkotike dhe arre*stojnë katër persona të dyshuar

Gjendet pa shenja jete një grua në banesën e saj në Prishtinë, nis hetimi

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

Ngjarja është raportuar më 26 qershor, rreth orës 17:05, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit dhe ekipet e forenzikës, ku trupi i viktimës është gjetur në njërën nga dhomat e banesës.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa sipas të dhënave fillestare, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes./Sinjali/