Portieri shqiptar, Amir Saipi raportohet se ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën.
Siç raporton mediumi zviceran, Corriere Del Ticino, Saipi tashmë ka bërë zgjedhjen e tij dhe ai do të veshë fanellën e Kosovës.
Portieri i Luganos, 24 vjeç, ishte për disa kohë numri një i ekipit zviceran U-21, me të cilin – vitin e kaluar – mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian.
Portieri i lindur në Schaffhausen ka zhvilluar 4 paraqitje për Zvicrën U19 dhe 14 paraqitje për Zvicrën U21.
Ai pritet të jetë një forcë e shtuar e skuadrës dardane, për t’i bërë konkurrencë portierit Arijanet Muric, i cili luan në Ipswich në Premier League.



Të tjera
Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit
Kjo është 67-vjeçarja që vdiq, pasi ra nga Ura e Moglicës
Numri i të vdekurve në lu*ftë rritet ndjeshëm në Iran — ky është bilanci tronditës i fundit