Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje.
“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: këdo që na sulmon, do ta sulmojmë”, shtoi ai.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se sulmi të martën ishte hakmarrje për agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë.
Ai tha se çdo hakmarrje do të përballej me “shkatërrim të madh”.
Një zyrtar izraelit i sigurisë tha se shumica e tyre janë kapur nga Forca Ajrore e Izraelit, në bashkëpunim me Komandën Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA-së.
SHBA-ja konfirmoi se “ka kapur disa raketa” të hedhura nga Irani drejt Izraelit.
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsëritën thirrjet për armëpushim.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështjeje./REL



Të tjera
“Tri vite i dhashë UÇK-së, 19 vite LVV-së” – Krasniqi rrëfen arsyet e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje
Dy filxhanë kafe parandalojnë Parkinsonin
I kërkoi 11.5 milionë euro, qeveria ia ndan vetëm gjysmën e mjeteve KQZ-së