Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rritja e pagës minimale prej 350 eurove nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por pasojë e mungesës së fuqisë punëtore.
Sipas Azemit, përveç kompanive publiko-private të cilat kryejnë shërbime për institucionet shtetërore askund tjetër nuk ka pagë 350 euro.
“Të gjithë pagat që po rriten në Kosovë nuk po i rrit qeveria e Kosovës por po i rrit mungesa e fuqisë punëtore dhe Kurti e ka bërë hajt për të bërë diçka përndryshe me përjashtim të kompanive publiko-private që kryejnë shërbime për institucione shtetërore nuk ka pagë 350 euro dhe e rriti pagën liberalizimi i vizave për të cilën ne realisht kemi të dhëna të sakta se sa kanë dalë”, ka thënë ai.



Të tjera
Karota parandalon kancerin
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ