Kanë nisur të kthehen në Kosovë besimtarët myslimanë që këtë vit kryen Haxhin, një nga obligimet më të rëndësishme fetare në Islam.
Grupet e para të haxhilerëve kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, ku janë pritur nga familjarë dhe të afërm mes emocionesh të forta dhe momenteve prekëse.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, haxhilerët po kthehen me kujtime të paharrueshme nga vendet e shenjta, duke përmendur përjetimet në Qabe, Xhaminë e Pejgamberit a.s., Arafat, Muzdelife dhe lokacione të tjera të rëndësishme të pelegrinazhit.
Këtë vit, nga Kosova morën pjesë në Haxh gjithsej 1.567 besimtarë myslimanë. Procesi i kthimit është organizuar në disa grupe dhe pritet të përfundojë deri më 8 qershor.
Bashkësia Islame e Kosovës ka vlerësuar se organizimi i pelegrinazhit ka kaluar me sukses, ndërsa haxhilerët janë kthyer të lumtur pas përmbushjes së njërit prej obligimeve më të rëndësishme të fesë islame.



Të tjera
Shkencëtarët zbulojnë se si zhvillohet sëmundja Alzheimer në tru
Emini në Stamboll: Sporti është mjet i fuqishëm për gjithëpërfshirje dhe ndryshim shoqëror
Sot mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Haxhiu përfaqëson Kosovën