Beni Arshiaj, 37 vjeç, u vra në mënyrë mafioze mbrëmjen e së dielës, në provincën e Pizës. I riu shqiptar ndodhej në furgonin e tij, ku autorë ende të paidentifikuar, u afruan dhe lëshuan mbi të breshëri plumbash.
Atentati i mirëmenduar rezultoi fatal për 37-vjeçarin, teksa “alarmin” për ngjarjen e rëndë e ngriti fqinja e tij që kishte dëgjuar të shtënat.
Ajo lajmëroi familjen për të shtënat, dhe trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja dhe fëmija i viktimës. Viktima ishte baba i dy fëmijëve.
Si ndodhi atentati?
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë pasi dy persona me motor qëlluan disa herë ndaj tij.
37 vjeçari i cili punonte si murator, po dilte nga furgoni i tij pasi kishte mbërritur në banesën e tij në Oratoio. Në atë moment, dy persona me motor kanë ndaluar dhe i kanë drejtuar armën duke e qëlluar disa herë dhe një prej plumbave e kapi në kokë. Dëshmitarët kanë përshkruar panikun e krijuar dhe britmat e gruas dhe djalit të viktimës të cilët panë gjithë ngjarjen me sytë e tyre.
“Një breshëri të shtënash. “Ne menduam se ishin fishekzjarre.”– u shprehën disa prej banorëve të zonës të cilët po festonin në qytet.
Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja plumbash, ndërsa autorët ia mbathën.
Prokuroria ka urdhëruar që trupi të transportohet në spital ku në orët në vijim do të bëhet ekspertiza e autopsisë.
Policia ka marrë celularin e viktimës për të kuptuar nëse mund të ketë të dhëna që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Në këto orë hetuesit po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Asnjë pistë nuk përjashtohet.
Të tjera
Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës
Ekstradohen dy të dyshuar nga Shqipëria për në Kosovë të cilët kishin urdhër arrest ndërkombëtar
Prokuroria ndalon 10 personat e arr*estuar në Prishtinë për dr*ogë dhe ar*më