Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Besnik Ukajt, i dyshuar për tentim vrasjen e 17 majit, në fshatin Nashec të Prizrenit. Ukaj ra në prangat e Policisë në muajin korrik, pasi u shpall në kërkim.
Ukjaj, i cili është emër i njohur për organet e rendit, po akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, “me datë 17.05.2024, rreth orës 17:30 min, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pasi takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia jap një shumë parash prej 2,500.00 € (Dymijë e pesëqind euro) në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘’WV Passat CC’’ , e cila ka qenë e hapur, shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.”
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Të tjera
Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës
Ekstradohen dy të dyshuar nga Shqipëria për në Kosovë të cilët kishin urdhër arrest ndërkombëtar
Prokuroria ndalon 10 personat e arr*estuar në Prishtinë për dr*ogë dhe ar*më