Ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 euro nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ky është “rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie”.
Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pë dyfishimin e çmimeve të produkteve bazike.
“Qeveria i paska rritë pensionet për hiq më shumë se 20 euro!
4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro! Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit!”, ka shkruar Mustafa.



Të tjera
Fëmijët e shtatorit janë më inteligjentë
Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial
Statovci e bindur se Osmani do të jetë prapë presidente: Opozita të jetë konstruktive