Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpi, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Të tilla raste kanë ndodhur dhe nëpër vendbanimet e zyrtarëve të shtetit. Mbrëmë, cak i hajnave ishte edhe shtëpia e një polici në Gjakovë.
Burimet bëjnë me dije se këtë herë hajnat ia kanë mësyrë shtëpisë së një zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë), në fshatin Cermjan, ku dyshohet se depërtuan me forcë dhe vodhën gjësende me vlerë.
Vjedhja u krye dyshohet se u krye në orët e mbrëmjes, periudhë kjo që u shfrytëzua nga hajnat, të cilët dyshohet se arritën të vjedhin armën zyrtare të policit, stoli ari, si dhe para të gatshme.
Pasi rasti u denoncua në Polici, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
Të tjera
Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës
Ekstradohen dy të dyshuar nga Shqipëria për në Kosovë të cilët kishin urdhër arrest ndërkombëtar
Prokuroria ndalon 10 personat e arr*estuar në Prishtinë për dr*ogë dhe ar*më