Konspiracionisti Arianit Sllamniku ka dalë me një “perlë” të radhës, zaten me një parashikim mjaft të madh. Sipas tij, kampi “Bondsteel”, që ndodhet afër Ferizajit, do të zhvendoset në Nish të Serbisë.
Ai nuk e la me kaq. Sllamniku tha se ushtarët e këtij kampi do të vendosen në bazën ushtarake në Nish, ku është raportuar se ka prani të rusëve.
Gazetari Kron Sadiku i habitur shumë, e pyeti: “Kjo e nënkupton bombardimin e Beogradit, sipas…?”
Sllamniku e saktësoi parashikimin: “Jo, absolutisht, do të jetë një pushtim tokësor, s’besoj që do të ketë bombardim.”Sadiku e pyeti përsëri: “NATO-ja e pushton Serbinë?”
Me siguri të plotë dhe pa ngurruar, Sllamniku u përgjigj: “Po, patjetër.”
Sllamniku njihet për teori konspirative. Më parë ai ka pretenduar se presidenti amerikan, Joe Biden, ka vdekur moti dhe se “binjaku” i tij është duke e zëvendësuar.
Komenti nga minuta 16:30:



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha