Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij muaji në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, që luhet të shtunën në Kaunas.
Pas stërvitjes Lindon Emërllahu ka ndarë përshtypjet e tij pas punës tre ditore në këtë grumbullim.

“Shpresoj që në këto dy ndeshje të marrim 6 pikë. Por, së pari vëmendja është tek ndeshja e pare të shtunës kundër Lituanisë”.
“Kundër lituanëve pres një angazhim shumë të mire sikurse ndaj Qipros. Me angazhim të tillë dhe disiplinë besoj se do të marrim tri pikë”, ka thënë Emërllahu.



Të tjera
Këto janë pijet ideale për të humbur peshë
Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit
Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit