Përpara fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga ana e Rusisë, zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të zhvillonte një plan pasardhës në rast se ai do të vritej ose kapej.
Kështu të paktën thuhet në një pjesë nga libri “Lufta” nga gazetari Bob Woodward të nxjerrë në shitje më 8 tetor, transmeton Telegrafi.
Zelensky ka qenë objektivi kryesor i tentativave për vrasje ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Sipas Woodward, Harris i tha Zelenskyt se presidenti duhet të “fillojë të mendojë për gjëra të tilla si të ketë një plan pasardhës për të drejtuar vendin nëse kapet ose vritet”, raporton CNN.
Sipas Woodward, Harris kishte frikë se do të ishte hera e fundit që zyrtarët e Shteteve të Bashkuara do ta shihnin Zelensky të gjallë.



Të tjera
Reuten: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet
Basha: Po realizohet ura e tretë mbi lumin Ibër
Fetoshi: Rasti “Sarajeva Safari” nuk mbyllet me një artikull, e vërteta duhet të dalë nga hetimet penale