Julián Álvarez vazhdon të jetë i vendosur për t’u transferuar te Barcelona, pavarësisht presionit në rritje nga Atlético Madridi për ta bindur të qëndrojë në klub.
Sulmuesi argjentinas ka refuzuar përpjekjet e drejtuesve të klubit dhe të bashkëlojtarëve, të cilët kanë tentuar ta bindin të rishqyrtojë kërkesën e tij për transferim.
Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Álvarez ka refuzuar gjithashtu interesimin e Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit, pasi prioriteti i tij absolut mbetet transferimi te Barcelona.
Dëshira e 25-vjeçarit për të veshur fanellën blaugrana nuk ka ndryshuar, ndërsa mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë marrëveshje me Atlético Madridin për një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.



Të tjera
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë
Vuçiq thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars