Udhëtarët drejt dhe nga zona Shengen e BE-së do të jenë në gjendje të ruajnë të dhënat e tyre të udhëtimit në mënyrë dixhitale, sipas planeve të zbuluara nga Komisioni Evropian.
Të dhënat e ruajtura aktualisht në “çipin” e një pasaporte ose karte identiteti mund të transferohen në një ‘smartphone’ për të lejuar një kalim më të shpejtë të kufirit, tha Komisioni Evropian, shkruajnë mediat e huaja.
“Propozimi për dixhitalizimin e pasaportave dhe kartave të identitetit hap rrugën për një përvojë udhëtimi më të qetë dhe më të sigurt”, ka thënë në një deklaratë Věra Jourová, zëvendës-presidentja e Komisionit për vlerat dhe transparencën.
Plotësimi dhe dërgimi i planeve dhe dokumenteve të udhëtimit tek autoritetet paraprakisht do të shkurtojë kohën në kalimet kufitare, duke i lejuar ata të verifikojnë vërtetësinë dhe të fokusohen në raste më shqetësuese si kontrabandistët e migrantëve, argumenton Komisioni.
Planet duhet të miratohen nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson shtetet anëtare, si dhe ligjvënësit në Parlamentin Evropian – dhe vjen ndërsa blloku përgatitet të prezantojë një sistem të ri të veçantë për të kontrolluar hyrjet dhe daljet nga Zona Shengen e BE-së.
Sistemi i hyrje-daljeve do të hyjë në funksion në nëntor, megjithëse raportet e fundit sugjerojnë se ai mund të përballet me vonesa të mëtejshme.
Kjo do të thotë se udhëtarët jo-BE duhet të kalojnë nëpër skaner kur hyjnë në Shengen, zona e brendshme pa pasaporta që mbulon pjesën më të madhe të BE-së plus Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Zvicrën, por përjashton Irlandën dhe Qipron.
Shërbimi i pasaportave dixhitale do të jetë vullnetar dhe falas për udhëtarët, tha Komisioni dhe mund të hyjë në fuqi deri në vitin 2030.
Të tjera
S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar
SHBA-ja e gatshme të mbështesë planin e sigurisë për Ukrainën pas luftës
Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi katër zyrtarë policor