Finalisti i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Artan Thaçi, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku ka folur për përvojën e tij që e pati brenda asaj shtëpie.
Ai gjithashtu foli edhe për edicionin e ri, i cili do të fillojë, më 18 tetor të këtij muaji, duke thënë se edhe ky edicion do të jetë i “zjarrtë”.
“I treti i vërteti, po besoj shumë që do të jetë hala edhe më i shikueshëm edhe pse edhe edicioni i parë ka qenë shumë, i dyti po ashtu”, është shprehur ai.
Thaçi është shprehur se do ta ketë një rol edhe në këtë edicion të BBVK-së dhe ai është që t’i përkrahë sa më shumë banorët.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli