Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë një aksioni në fshatin Mala Jabuka të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit policor, aksioni është zhvilluar pas pranimit të informatave se në një shtëpi të pabanuar në këtë fshat mund të kishte armë të fshehura.
Gjatë kontrollit të lokacionit, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë automatike AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 422 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek të kalibrit 9×19 mm, dy granatahedhës (tromblonë), si dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar rrethanat e posedimit të arsenalit të gjetur.



Të tjera
Ndikimi i fikut kundër shtypjes së lartë të gjakut
Llapi mbetet në Superligë, Dinamo e Ferizajt dështon në ndeshjen e jetës
Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?