Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shkruar se opozita është e fundosur totalisht dhe me shpifje po bën përpjekje të dëmtojë VV-në.
Mirëpo sipas tij, opozita e ka kot.
“Kredibiliteti i tyre është i lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe korrupsionin – këtë nuk e them vetëm unë, por edhe raportet ndërkombëtare dhe kombëtare. Sot, të gjithë miqtë e Radojqiçit dhe Zvonkos janë ngritur në këmbë, sepse i larguam nga Kosova, duke vendosur drejtësi dhe rend”, ka shkruar Bajqinovci.
“Ata që duan t’i mbrojnë këto struktura kriminale janë pjesë e së kaluarës. Nuk ktheheni më në pushtet, populli nuk lejon që Vuqiçi prapë të kontrollojë veriun, ose të dëmtohet shteti me nga 53 milion euro apo të grabiten 2 milion nga thesari i shtetit”.



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi