Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka theksuar se arsyet kryesore të largimit të të rinjve nga Kosova janë të natyrës ekonomike dhe mungesa e stabilitetit në punësim.
Sipas tij, “të rinjtë tanë po largohen sepse nuk ka qëndrueshmëri ekonomike dhe mungon siguria në tregun e punës”.
Bellaqa ka shtuar se një pjesë e madhe e të rinjve në Kosovë janë të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht.
“Do të duhej të krijoheshin kushte që ata të kryenin edhe përvoja praktike në bizneset e Kosovës, në mënyrë që të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe të krijojnë jetën e tyre socio-ekonomike, si të punësuar apo edhe si punëdhënës”, është shprehur Bellaqa.
Duke folur për integrimin e të rinjve jashtë vendit, ai ka vlerësuar se ata përshtaten lehtë në tregjet e huaja.
“A mund të integrohen të rinjtë lehtë jashtë Kosovës? Sigurisht që po, sepse ata janë të arsimuar dhe të përgatitur për tregun e punës dhe u ofrojnë punëdhënësve produktivitet si në ekonominë e prekshme ashtu edhe në atë të paprekshme”, ka deklaruar ai.
Sipas Bellaqës, kjo përgatitje u mundëson atyre të përmbushin standardet evropiane të punës.



Të tjera
E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm
Vrítet një person në Ferizaj
Ronaldo: Brazili e ka humbur statusin e favoritit të padiskutueshëm