Cristiano Ronaldo iu përgjigj me shaka ish-bashkëlojtarit të tij të vjetër tek Juventusi, Wojciech Szczesnyt, i cili së fundmi iu bashkua Barcelonës përkundër se kishte njoftuar vendimin për t’u pensionuar në verë.
Dyshja u takuan në ‘National Stadium’ të Varshavës aty ku Portugalia regjistroi një fitore me rezultat 3-1 ndaj Polonisë mbrëmjen e së shtunës.
Ronaldo pas takimit u ndal për të bërë disa fotografi me fëmijët e Szczesnyt në të njëjtën kohë duke e pyetur nëse ishte i lumtur për transferimin e tij tek Barcelona.
Ronaldo më pas bëri një shaka me ish-bashkëlojtarin e tij duke i thënë se iu desh që të pensionohej për të fituar transferimin tek një ‘klub i madh’.
Szczesny njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli gjatë muajit gusht, duke shkëputur kontratën e tij tek Juventusi me marrëveshje të dyanshme.
Përkundër faktit që veshi fanellën e ‘Bianconerëve’ për tetë vite, pozita e tij si titullar ishte rrezikuar nga transferimi i Michele Di Gregorios nga Monza.
Ai më pas u rikthye nga pensionimi për të nënshkruar me Barçën deri në fund të sezonit për të mbuluar mungesën e kapitenit Marc-Andre Ter Stegen i cili kishte këputur ligamentin ndaj Villarrealit.



Të tjera
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë komunikimet me partitë politike
5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por s’ua thotë askush
Media ruse me dezinformata tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari