Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka depozituar në gjykatë dosjen “Partizani”.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) njoftoi se sot do të hidhet në short çështja për përcaktimin e gjyqtarit paraprak.
“Nisur nga interesi qe ka pasur në media dhe në publik dosja “Partizani” ju njoftoj si më poshtë: Nesër, me datë 16.10.2024, ora 09:00 do të hidhet në short dosja penale, seancë paraprake (kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq, procedimi penal nr. 287, i vitit 2020), me kërkues Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të pandehur: Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andina Pustina, Studio Pustina sh.p.k, Shoqëria Homeplan sh.p.k dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.”, thuhet në njoftim.
Për ish-kryeministrin, firmosi avokatja Klodiana Gjyzari, ndërsa për Jamarbër Malltezin firmosi avokati Klodian Skënderi.
Prokuroria e Posaçme mbylli më 23 shtator hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli