Dy kandidatët e PDK-së për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, i janë drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rishqyrtimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, të cilat sipas tyre përmbajnë pasaktësi që nuk duhet të kalojnë në certifikim.
Haxhiu deklaroi se gjetjet e rinumërimit dëshmojnë se në proces ka pasur gabime në regjistrimin e votave. Ai tha se janë identifikuar qindra vota të regjistruara gabimisht, çka sipas tij vë në pikëpyetje saktësinë e rezultatit të shpallur nga KQZ-ja.
Sipas tij, kandidatëve u është mohuar mundësia për një trajtim të barabartë gjatë procedurave ankimore, pasi raporti i rinumërimit nuk është bërë publik në kohë. Haxhiu theksoi se transparenca dhe regjistrimi korrekt i çdo vote janë detyrim ligjor dhe kushtetues.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Kryeziu, i cili kërkoi që çdo votë të verifikohet dhe të numërohet pa përjashtim. Ai vlerësoi se numri i gabimeve të konstatuara është më i madh sesa ai i pranuar zyrtarisht dhe se procesi duhet të garantojë pasqyrim të saktë të vullnetit të votuesve.
Ankesa e tyre vjen pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.



Të tjera
Ceremoni në Ballkan – Kurti i pranishëm në pranimin e komandës nga Koloneli Rorvik
Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur
LDK në lëvizje politike – Kryesia dhe degët mblidhen, Haziri jep mesazh të qartë