Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit, Ema Radoiçiq është duke u intervistuar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, Veton Elshani.
Sipas tij, bashkëshortja e Radoiçiqit është ftuar nga Krimet Ekonomike në Prishtinë, dhe po intervistohet në prani të avokatit të saj.
“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, Milan Radoiçiq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës