Kurti: Ferri, figurë e ndritur e kulturës dhe artit që nuk do të harrohet kurrë

Kurti “çmend” Serbinë me Xhandarmërinë e Kosovës – Ja çfarë shkruajnë mediat e Vuçiqit

Mediat në Serbi kanë raportuar sot lidhur me paralajmërimin për krijimin e një strukture të re të sigurisë në Kosovë, e cila është prezantuar si “Xhandarmëria e Kosovës”, raporton Gazeta Minuti.

Sipas raportimeve të mediave serbe, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e një grupi punues që do të analizojë dhe propozojë mënyrën e formimit dhe funksionimit të kësaj strukture të re në kuadër të Policisë së Kosovës.

Në raportime thuhet se një natë më parë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte paralajmëruar krijimin e kësaj force, shkruan Gazeta Minuti.

Sipas deklarimeve të publikuara nga mediat serbe, Sveçla ka shkruar në Facebook se “Xhandarmëria” do të funksionojë si agjenci në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se do të ketë kompetenca të caktuara në fushën e sigurisë dhe operacioneve speciale.

Raportimet për këtë iniciativë kanë marrë vëmendje të madhe edhe në mediat serbe, të cilat po e trajtojnë si një zhvillim të rëndësishëm në sektorin e sigurisë në Kosovë.