Ambasada Amerikane në Tiranë në një deklaratë për mediat ka njoftuar se është zbuluar një skemë mashtrimi, ku disa persona, në emër të kësaj ambasade premtonin udhëtime falas apo viza me kosto të ulëta.
Sipas këtij institucioni, ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet arsimore ose personelin e ambasadës.
“U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”, thuhet në këtë deklaratë të Ambasadës.
Të tjera
Basha përkujton Nënën Terezë, në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta
Trump, pesimist se mund të ndalet lu*fta në Ukrainë
Kamberi me kërkesë për pajisjen e Preshevës me tabela të regjistrimit