Përplasja e një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, i kushtoi jetën katër personave e plagosi 23 të tjerë.
Nga sa pohoi ministri i brendshëm, Vít Rakushan, përplasja fatale ndodhët orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës. Treni i shpejtë i udhëtarëve i përkiste kompanisë private, RegioJet.
Aktualisht, asnjëri prej të lënduarve nuk është në gjendje kritike. Autoritetet njoftuan se hekurudha kryesore ndërmjet Pragës dhe pjesës lindore të vendit është mbyllur në pritje të përfundimit të hetimeve.
“Për momentin, nuk mundemi dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit”, deklaruan zyrtarë të ministrisë së transportit. Në trenin e shpejtë që udhëtontë drejt Sllovakisë lindore kishte më shumë se 300 pasagjerë. Korridori në Pardubice, ku ndodhi përplasja, është jetik për Hekurudhat Çeke



Të tjera
Çfarë do të thotë kjo? Radoiçiq shihet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Ceremoni në Ballkan – Kurti i pranishëm në pranimin e komandës nga Koloneli Rorvik
Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur