Përplasja e trenave në Çeki, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur: “Heshtje” për shkakun

Përplasja e një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, i kushtoi jetën katër personave e plagosi 23 të tjerë.

Nga sa pohoi ministri i brendshëm, Vít Rakushan, përplasja fatale ndodhët orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës. Treni i shpejtë i udhëtarëve i përkiste kompanisë private, RegioJet.

Aktualisht, asnjëri prej të lënduarve nuk është në gjendje kritike. Autoritetet njoftuan se hekurudha kryesore ndërmjet Pragës dhe pjesës lindore të vendit është mbyllur në pritje të përfundimit të hetimeve.