Gruaja e Milan Radojçiqit është intervistuar sot nga Policia e Kosovës në Veri, përkatësisht ftesa asaj i është bërë nga Krimet Ekonomike në Prishtinë.
Por tashmë intervistimi i saj ka përfunduar dhe e njëjta është liruar.
Lajmi wshtw konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ka përfunduar intervistimi. Ajo është liruar pas intervistimit”, ka thënë Elshani.
Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, në shtator të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës