Konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP), kanë publikuar të hënën raportin “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Naim Bujupi nga INDEP, ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, është treguar transparentë në përcaktimin e tarifave.
“Është me rëndësi që procesi tarifor të jetë i qartë dhe transparentë, për shkak të prek interesin qytetar, prek bizneset në përgjithësi. Në dokument, transparencën e kemi vlerësuar në tri rrafshe: e para ka qenë aspekti legjislativ e dyta ka qenë se kanë qenë publike dokumentet dhe e treta ka qenë se sa palët e interesit kanë qenë të involvuara”.
“Sa i përket pjesës legjislative ne e kemi vërejtur se rregullatori ka qenë në përgjithësi transparent sepse së pari ka bërë publike të gjitha ato që janë të nevojshme për përcaktimin e tarifës dha gjithashtu ka bërë publike të gjitha dokumentet relevante që kanë të bëjnë me procesin tarifor. Sa i përket vitit 2021, ZRrE ka bërë publikimin të gjitha dokumentet relevante, gjithashtu ka hapur afatet për diskutim dhe komente”.
Të tjera
Tottenham me ofertë konkrete për mbrojtësin e Leverkusen, rivalizon Chelsean dhe Arsenal
Presidenti i përkohshëm i Sirisë pritet t’i drejtohet OKB-së në New York në shtator
Shpërtheu gypi i kanalizimit në Pediatri, uji nuk depërtoi në dhoma