Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se Bashkimi Evropian duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë e që respekton pavarësinë e Kosovës, ndërsa bën thirrje që të caktohet negociatori nga rangu i diplomatëve/politikanëve të mirëpritur dhe të pranuar nga të dyja vendet, në mënyrë që të rritet niveli i besueshmërisë tek të gjitha palët.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) thekson ka ndjekur me shumë interes dhe shqetësim negociatat e stërzgjatura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dëshiron të shohë një marrëveshje përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur.
KASH thekon se kontributi dhe roli i pazëvendësueshëm i BE-së duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje BE-së po ashtu që për dialogun Kosovë-Serbi të caktojë negociator nga rangu i diplomatëve/politikanëve të mirëpritur dhe të pranuar nga të dyja vendet, në mënyrë që të rritet niveli i besueshmërisë tek të gjitha palët.
KASH kërkon gjithashtu që sjelljet e Serbisë si përfaqësuese ruse dhe retorika e liderit të Republika “Srpska”, Milorad Dodik për ndarjen nga Bosnja dhe Hercegovina të ndalet me çdo kusht përpara se të jetë tepër vonë.
“Ne e konsiderojmë këtë si një instrument lufte, si një qasje që shkon në të njëjtën linjë/logjikë me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet tutje në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve.
Të tjera
Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO