Burim Vatovci është banori i cili fitoi menjëherë simpatinë e publikut me të nisur garën në Big Brother VIP Kosova 3.
Së fundmi, ai ka treguar për ëndrrën e madhe e tij, në rast se fiton çmimin e madh prej 200 mijë eurove.
Gjatë një bisede e sipër me Anën, ai thoshte se dëshiron të hapë një restorant për të punësuar vetëm persona me nevoja të veçanta.
“Çka kisha bërë shkurt e shqip me hap një restorant timin me kanë me karrige të vogla”, tha Burimi.
“Kamerierët me qenë si unë shtatshkurtër [krejt], restoranti me qenë prej njerëzve të vogël punëtorë, me punu edhe persona me aftësi të kufizuar”.
“Këtë punë e ka bërë edhe babai im, ton jetën u mundu çdo njeri [shtatshkurtër] që u afru në shoqatën e tij me i shti në punë, disa punojnë në postë e disa në polici”, deklaroi mes tjerash.



Të tjera
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm
Pse duhet të konsumojmë dardha?