Burim Vatovci është banori i cili fitoi menjëherë simpatinë e publikut me të nisur garën në Big Brother VIP Kosova 3.
Së fundmi, ai ka treguar për ëndrrën e madhe e tij, në rast se fiton çmimin e madh prej 200 mijë eurove.
Gjatë një bisede e sipër me Anën, ai thoshte se dëshiron të hapë një restorant për të punësuar vetëm persona me nevoja të veçanta.
“Çka kisha bërë shkurt e shqip me hap një restorant timin me kanë me karrige të vogla”, tha Burimi.
“Kamerierët me qenë si unë shtatshkurtër [krejt], restoranti me qenë prej njerëzve të vogël punëtorë, me punu edhe persona me aftësi të kufizuar”.
“Këtë punë e ka bërë edhe babai im, ton jetën u mundu çdo njeri [shtatshkurtër] që u afru në shoqatën e tij me i shti në punë, disa punojnë në postë e disa në polici”, deklaroi mes tjerash.



Të tjera
Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës
“Shkelja e të drejtave të njeriut ndaj Thaçit të tjerëve”, Kurti: E kemi ngritur zërin, nuk e kam votuar Gjykatën Speciale
Menaxhimi i stresit në këto ditë pandemie