Ish-ushtari i UÇK, Ridvan Tahiri në një emision televiziv ka ndarë detaje në lidhje me sulmin që ushtria serbe ia kishte bërë familjes Jashari.
Ai rrëfeu mbi natën kur veçse ishte rrethuar Kulla e Jasharëve, ku më pas luftimet kishin zgjatur tri ditë.
Si fillim, Tahiri tha se gjithçka filloi gjatë kohës sa ai ishte kthyer në shtëpinë e tij për t’i vizituar prindërit.
“Atë natë jam kthy prej Llaushe, kam ardh me i vizitu prindërit në Skenderaj. Ka qenë ora 5 e 45 kur nëna ka ardh më ka zgju prej gjumi dhe më ka thanë qu se na kanë rretheku srebët.
Unë kisha ardh në shtëpi në ora 2 të natës dhe mendja më shkonte se kush më pa, kur e hapi perden e kam pa një autoblindë që ka qenë te dyrtë e shtëpisë, por në atë moment kish qenë e gjithë lagja e rrethume. E vetmja gjë që ma ka shku në mendje, ka qenë qysh me pshtu nanën, motrën, vëllaun edhe babën”.
Po ashtu, Tahiri shpjegoi se si në atë moment edhe u tregoi prindërve që ishte pjesëtar i UÇK-së dhe bënte pjesë në grupin e Llaushë, gjë të cilën ata nuk e kishin ditur, ku edhe iu kishte thënë se nëse u ndodh diçka është faji i tij.
Më tej, tregoi se si gjatë bisedës me babin e tij, kishte filluar ofensiva te Kulla e komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Gjatë bisedës me babës, veç filloi ofensiva te baci Adem dhe i them babës iu gjujtën Ademit. Unë nuk mujsha me dal prej shpisë me u kthy në Llaushë me i tregu eprorëve që e kanë rrethu bacin Adem. Ndodhi çka ndodhi tri ditë, luftime të ashpra mes familjes Jashari dhe ushtrisë serbe, atëherë lagja “Klina”, merret vendim që trupat e Jasharëve të mos i lëm në duart e serbëve me i varrosë, por t’i varrosim ne. D.m.th. kur është marrë aksion për me i varrosë trupat e Jasharëve, nuk ka qenë edhe lehtë, pasi kemi qenë të kërcënum”.
Ndër të tjera, tregoi edhe se si janë fut në Kullën e Jasharëve dhe tregoi se si nuk kanë lejuar askënd të hynë brenda.



Të tjera
Shpërthen zjarri në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren (VIDEO)
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit