Federata Turke e Futbollit (TFF) raportohet se i është drejtuar FIFA-s me kërkesë për përsëritjen e ndeshjes së Turqisë kundër Paraguait, por kjo kërkesë është refuzuar pasi FIFA ka vlerësuar se incidenti në fjalë nuk ka ndikuar në aftësinë e gjyqtarit për të administruar takimin, raportoi mediumi turk Sabah.
Gjithçka lidhet me një episod të minutës së 45-të, kur futbollisti paraguajan Matias Galarza mori orën e gjyqtarit pasi ajo i ra në tokë dhe e vendosi në dorën e tij.
Më vonë u pretendua se lojtari ia kishte kthyer orën gjyqtarit, megjithëse sipas Sabah, ky moment nuk shihet në pamjet e disponueshme.
Futbollisti paraguajan kishte marrë tashmë një karton të verdhë, por gjyqtari nuk e pa të gjithë incidentin dhe për pasojë nuk i tregoi kartonin e dytë të verdhë. Si rezultat, lojtari shmangu përjashtimin nga ndeshja.



Të tjera
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Cilësuan mercenar heroin Tahir Sinani, Ish-deputeti i PS-së kundër Ramës e Ballës: Perversitet, jam pa fjalë
Dënim i rëndë nga FIFA për futbollistin e Katarit, pasi theu këmbën e Kone