Pas një jave pauzë, javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dosja “Thaçi dhe të tjerët” do të trajtohet nga e hëna deri të enjten në Gjykatën Speciale në Hagë, me seancat që do të fillojnë në orarin e zakonshëm – nëntë të mëngjesit.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin përpara trupit gjykues për të 171-tën herë, që nga arrestimi i tyre në nëntor të 2020-tës.
Kujtojmë se ZPS-së i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’u deklaruar lidhur me rastin, pasi në fillim të këtij muaji u njoftua se nuk do të thirren 12 dëshmitarë.



Të tjera
Mësoni se si t’i largoni papastërtitë nga lavatriçja
Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren
Ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira