Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Albin Kurti dikur e quante presidentin Rugova si “kolaboracionist”.
Kurti sot ka qenë në rezidencën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku e ka quajtur atë si “figura qendrore e historisë moderne të Kosovës”.
Selmanaj thotë se ndryshim kaq radikal të qëndrimeve bëjnë politikanët politikanët hipokrit, perfid, mashtrues dhe pa dinjiteti.
- “Paftyrësia e Albin Kurtit! Albin Kurti, dikur Presidentin Rugova e quante “Kolaboracionist”, thoshte se “Rugova dhe Rugovizmi i kanë bë dëm të madh politik Kosovës”. Ndërsa sot, për qëllime krejtësisht elektorale pa fije turpi shkon në rezidencën e tij dhe e quan “figurë qendrore të historisë moderne të Kosovës”. Çfarë ndodhi tash?! Si u transformua një “kolaboracionist” në “figurë historike”?
Të tjera
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje në 2024, krahasuar me 2023
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë