Kryetari i Aleancë, Ardian Gjini, ka pritur në selinë e Aleancës krerët e OVL-UÇK, të kryesuar nga Hysni Gucati.
Gjini, në profilin e tij në Facebook, ka theksuar rëndësinë e respektit dhe kujdesit për historinë e Kosovës dhe për ata që kanë kontribuar për lirinë e vendit.
“Respekti dhe kujdesi për historinë tonë, si dhe për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, janë investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë. Aleanca qëndron gjithmonë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare”, ka shkruar Gjini.



Të tjera
Ky është Lirim Ruhani, 25-vjeçari që humbi jetën në liqenin e Batllavës
Hoxha ‘zbulon’ pretendimet për mashtrimin e dyshuar me importin e naftës; Ja si ka funksionu skema?
Formacionet zyrtare, Angli – Kongo: “Tre Luanët” zbresin në fushë me të gjithë arsenalin