Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar me futbollistin shqiptar, Granit Xhakën.
Hamza për Xhakën i tha fjalët më të mira, si punëtor, modest e kampion.
Madje e quan shembull për të rinjtë e Kosovës, të cilët kanë synim të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur.
“Një takim i veçantë me Granit Xhakën. Punëtor, modest dhe kampion. Shembull i shkëlqyer i asaj që të rinjtë tanë mund të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur. Unë do të punoj që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë”, ka shkruar Hamza në facebook.



Të tjera
Zakone që mund t’i mësoni për pak minuta, ju ndihmojnë në jetë
Smoothie me mandarinë dhe banane
Tri produkte që eliminojnë erën e keqe