Pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit marrin dritën jeshile për votim

Pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit marrin dritën jeshile për votim

Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka përmbyllur procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka vendosur që të pesë kandidatët të vazhdojnë në fazën e votimit në Këshill.

Sipas rezultateve të publikuara pas intervistave, kandidatët kanë marrë këto pikë: Zejnullah Gashi – 91.6, Atdhe Dema – 89.3, Naim Abazi – 89, Rafet Halimi – 87 dhe Shqipdon Fazliu – 86.5.

Të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.