Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar përsëri pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Hashim Thaçit.
Çitaku thotë se nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë dhe e papastër, atëherë ka kërkuar të akuzohen edhe George Washington e Charles de Gaulle.
“Çka është drejtësia? Çka? Sinqerisht. Çka ështe lufta për liri? Çka është lufta për pavarësi?Lufta ose është e drejtë ose jo. E nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë, e papastër, akuzojeni edhe George Washingtonin, Charles de Gaulle dhe të tjerët. Marrëzi çka po na shohin sytë”, shkroi Çitaku në Facebook.



Të tjera
Kontrolli i trafikut nga policia me motoçikleta, bëhet thirrje për kujdes
KFOR-i prezanton kapacitetet kundër dronëve në kampin Bondsteel
Fragmente r@ketash bien pranë parlamentit dhe zyrës së Netanyahut në Kuds