Presidentja Gordana Siljanovska i nënshkroi Ligjin për riorganizimin e ministrive, i cili u miratua në kuvend të shtunën rreth orës tre të mëngjesit nga 88 deputetë.
“Më lejoni t’ju njoftoj se kam nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili u votua dje në Kuvend me 88 vota “pro””, ka shkruar presidentja në Facebook.
“Ligji është reformator dhe bashkë me të: Së pari, do të anulohet paralelizmi i kompetencave të shumë ministrive, duke siguruar funksionalitet dhe përgjegjësi; së dyti, kompetencat do të (shpërndahen) në ministritë përkatëse, të cilat do ta racionalizojnë dhe e bëjnë më efektive punën e tyre (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerare, Ministria i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit); Së treti, prioritetet tona strategjike do të institucionalizohen nëpërmjet krijimit të ministrive përkatëse: (Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Dixhital) dhe Së katërti, do të ngrihet niveli i kujdesit social për shëndetin fizik dhe mendor të kombit (Ministria e Sportit), njoftoi në FB presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës