Ditën e martë në Pejë u raportua për një rrëmbim.
Lidhur me këtë, janë arrestuar dy persona, njëri nga komuna e Podujevës e tjetri nga komuna e Ferizajt.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ishte shoku i viktimës ai që e raportoi kidnapimin, e ku më pas policia ka arrestuar dy të dyshuarit në Podujevë.
Sipas Nikçit, rrëmbimi dyshohet të ketë ardhur për shkak të një borxhi.
“Një person nga Podujeva dhe një nga komuna e Ferizajt kanë ardhur në Pejë, ku sipas dyshimeve tona bëhet fjalë për një borxh, ku dhe e kanë rrëmbyer një person nga Peja, me ç’rast e kanë dërguar në komunën e Podujevës. Menjëherë është raportuar rasti në Policinë e Kosovës, ku më pas është kontaktuar Prokurori i Krimeve të Rënda, ku me koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe pas një pune intensive janë lokalizuar personat e dyshuar. Të njëjtit janë arrestuar nga policia, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjithashtu është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Për të njëjtit janë kapur prova për të cilat do të dëshmohen që të njëjtit janë fajtor. Raportimi ka ardhur nga një shok i viktimës”, tha Nikçi ne Klankosova



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë