Një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë duke marr trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.



Të tjera
Pamjet e turpshme nga Izraeli që po trondisin botën: cili është fati i aktivistit shqiptar nga Vlora?
Shkenca tregon çfarë duhet të bëjnë meshkujt, për të kryer më shpesh marrëdhënie intime
Aksion i Policisë në Prizren: Sekuestrohen mbi 3 kilogramë ari të padeklaruar