Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka asistuar sot për lirimin e disa pronave.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Ai tha se aksioni u bë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë aksionit kanë hasur në disa struktura paralele.
“Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Kur kemi bërë bastisje kemi hasur në disa struktura paralele. Punëtorët janë larguar”, tha ai.
Elshani tha se tashmë me rastin është duke u marrë Prokuroria.




Të tjera
Në Klinë zbulohet shtatorja e ish-presidentit, nga sot sheshi mban emrin “Ibrahim Rugova”
Përmirësoni tretjen me vaj ulliri
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që humbi jetën në Batllavë