Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja e
bakut janë simptoma që ju ndikojnë jetën e përditëshme.
Këto probleme shfaqen kryesisht kur vuani nga
sëmundje që lidhen me sistemin tretës apo hani shumë ushqime të thata që
përmbajnë shumë sheqer.
Një regjim ushqimor i varfër në ujë dhe fibra
do t’ju shkaktojnë vështirësi në funksionimin normal të sistemit tretës.
Një ndër zgjidhjet më të shpejta dhe të
shëndetëshme me të cilën mund të kuroni këtë problem është kura me vaji ulliri.
Vaji i ullirit ndihmon në tretje dhe
funksionon si kurë kryesisht për sheqtësimet e stomakut dhe zorrës së trashë.
Sugjerohen 4 kombinime të thjeshta të cilat do
t’ju ndihmojnë të evitoni problemet me tretjen dhe ndjesinë e fryrjen e barkut.
Vaj ulliri dhe lëng limoni
Një recetë ekonomike me efekt të menjëhershëm.
Këshillohet të mos shtoni shumë limon në
mënyrë që të evitoni aciditetin e stomakut.
Përbërësit
5 ml, pra një lugë gjelle, lëng limoni
15 ml vaj ulliri
Përgatitja
Përziejini bashkë të dy përbërësit dhe
konsumojini rregullisht çdo darkë para se të shkoni për të fjetur.
Kjo kurë do të ndihmojë në tretjen e shpejtë
të ushqimit duke parandaluar kapsllëkun.
Përdoreni rreth 15 ditë.
Vaj ulliri dhe kos
Megjithëse është një bashkim i pazakontë, ka
shumë avantazhe.
Kosi është një burim i stimulimit të tretjes
së ushqimeve.
Përbërësit
250 ml kos
15 ml vaj ulliri
Përgatitja
Shtoni vaj ulliri tek kosi dhe konsumojeni tre
herë në ditë më stomakun bosh, pra para ushqimit.
Kjo kurë do t’ju ndihmojë të ndiheni me të
lehtë dhe më pak të fryrë.
Vaj ulliri dhe banane
Banania është e pasur me kalium që ndihmon në
stimulimin e tretjes.
Nëse e përzieni me vajin do të stimulojë
lëvizjen natyrale të sistemit tretës duke parandaluar fryrjen.
Përbërësit
1 banane
15 ml vaj ulliri
Përgatitja
Prisni bananen në feta të holla dhe shtypeni.
Sipër hidhini një lugë kafe vaj ulliri dhe
pasi të keni përfituar një masë kompakte konsumojeni.
Vaj ulliri dhe kafe
Ky kombinim i pa zakontë do t’ju ndihmojë të
stimuloni muskujt e zorrëve.
Përbërësit
250ml kafe e nxehtë
125ml vaj ulliri
Përgatitja
Përzieni kafen me vajin dhe pijeni çdo mëngjës
për rreth 15 ditë në muaj.
Adoptojeni këtë recetë në regjimin tuaj të
përditëshëm për të parandaluar problemet me tretjen.



Të tjera
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare
IPK shënon 20-vjetorin, forcohet besimi qytetar
Në Klinë u përurua shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova